Bashkë me verën, Kosovës i vinë edhe mërgimtarët. Përveç për të pushuar, ata vinë të çmallen me familjarët e të afërmit e tyre.
Ekipi i portalit Arbresh.info vizitoi qytetin e Skenderajt, ku takoi shumë mërgimtarë të cilët u shprehën se kanë vërejtur ndryshime në këtë qytet që nga hera e kaluar kur kanë qenë.
Për shumë prej tyre, liberalizimi i vizave e ka bërë më të lehtë edhe vizitat e tyre me familjarët që jetojnë në Kosovë.
“Kemi ardh javën e kaluar, unë vij nga Suedia. Tash pas liberalizimit të vizave është bërë më i lehtë takimi me familjarët e mi. Më kanë vizituar familjarë dhe miq. Kam vërejtur ndryshime në Skenderaj dhe është duke shkuar përpara çdo gjë”, u shpreh ky mërgimtar.
E një tjetër mërgimtarë shprehet se një pjesë e familjarëve të tij që jetojnë në Kosovë e kanë vizituar në Slloveni, por që thotë se ata kanë qëndruar më gjatë.
“Vij nga Sllovenia, kam ardh që tre ditë do të qëndroj edhe 15 ditë në Kosovë. Ende nuk i kam takuar familjaret, sepse disa janë në deti. Janë bërë shumë ndërtesa tjetër gjë nuk kam mundur ta dalloj. Po më kanë vizituar por ata kanë qëndruar më shumë po e teprojnë”, tha një tjetër mërgimtar.
Në këtë sezon të verës, mërgimtarët nga të gjitha anët e botës vijnë për të rifreskuar lidhjet me vendin e tyre të lindjes./Arbresh.info/EdonaKrasniqi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën