Google ADS

Mërgimtarët e lëshojnë Kosovën, dy orë e gjysmë pritje në Merdare

16:00 | 2 Janar 2019
Arbresh.info

Përfundimi i festave të fundvitit ka shkaktuar përsëri kolona e pritje të gjata nëpër pikat kufitare.

Kësisoj, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, në Merdare janë krijuar kolona deri në 900 metra, shkruan Lajmi.net

Për të dalë nga territori i vendit, qytetarëve aty po u duhet të presin deri në dy orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, mirëpo aty qytetarëve nuk po u duhet të presin më shumë se gjysmë ore.

Ndërkohë, në pikat kufitare tjera, gjendja është më stabile dhe pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme