Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë veçse ka nisur të krijojë kolonat e para në kufi.
Ata që kanë patur fatin të arrijnë në Kosovë nga e hëna deri sot, kanë ardhur pa vonesa qoftë në kufijtë e Kosovës, poashtu edhe në kufijtë e Serbisë, Hungarisë, apo dhe Kroacisë.
Tani që fillojnë pushimet në kantone dhe lande të Gjermanisë, Zvicrës etj, fillojnë dhe tollovitë në pikat kufitare, ku dallohen për neglizhencë autoritetet kufitare hungareze dhe serbe.
Megjithatë, ende në pikat kufitare me Serbinë është situatë e qetë, dhe nuk ka pritje enorme të gjatë.
Kësisoj, pritjet në Merdare në hyrje arrijnë deri në 40 minuta, teksa në dalje deri në 10 minuta.
Pritje më të gjata ka në Jarinje, deri në një orë.
Ndërkaq në të gjitha pikat tjera kufitare situata është shumë e qetë dhe s’ka pritje të gjata./epokaere/
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë