Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po përballet me fluks të madh të kërkesave për pajisje me dokumente.
Kjo ka bërë që të ketë vonesa në lëshimin e dokumenteve dhe tollovi nëpër sportele.
Mërgimtarët po ankohen se po ballafaqohen me probleme që po u shkaktojnë vonesa për pajisjen e dokumenteve.
Ardhja e mërgimtarëve ka rritur nivelin e kërkesave për pajisje me dokumente personale dhe rrjedhimisht edhe tollovi nëpër sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe komunave.
Disa prej tyre ankohen për shërbime jo efikase që po u sjellin probleme të shumta. Selime Gashi i ka thënë Radio Kosovës se sa herë që vjen në Kosovë ka probleme në marrjen e dokumenteve.
“Sikur t’i kryenin për një ditë, ne nuk kishim mbet çdo ditë nëpër komunë. Neve pushimi po na shkon kot. Prej që kam ardhur në Kosovë, që kam filluar me dokument ka një gabim na është bërë”, ka thënë Gashi.
Ndërsa Izet Leci që jeton në Gjermani, tha së gabimet dhe vonesat e shkaktuar nga administrata në Kosovë vitin e kaluar kanë bërë që djali i tij të humbë vendin e punës.
“Djali e ka humbur një muaj ditë pune vitin e kaluar, për me ia ndërruar numrin personal dhe prapë ia kanë lënë të njëjtin, një muaj ditë pune edhe prapë njëjtë, i njëjti problem, problemi krejt një numër personal”, ka thënë Leci.
Në një përgjigje përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme i ka thënë Radio Kosovës se disa nga procedurat e nxjerrjes së dokumenteve janë ndryshuar, por ka mohuar se kjo përbën problem për pajisjen e qytetarëve me dokumente.
Sipas Ministrisë së Brendshme, janë bërë të gjitha përgatitjet që mërgimtarëve t’u ofrohen shërbimet e nevojshme.
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”