Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Mërgim Lushtaku ka thënë se koha e fushatës ka qenë e shkurtë dhe e pamjaftueshme për t’i takuar të gjithë qytetarët. Ai ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve ndërkaq ka ftuar që ta votojnë PDK-në.
Postimi i tij:
Motra e vëllezër , të dashur bashkëqytetarë të Kosovës, miq të e mi,
Dhjetë ditëve tërë dinamikë e energji të fushatës parazgjedhore, takimeve të panumërta, u erdhi fundi. Kam njohur e takuar njerëz të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm, kam ritakuar miq e shokë me të cilët elementi kohë na ka mbajtur në distancë, por gjithmonë duke qenë afër shpirtit.
Nga zemra, u falënderojë pa masë që të gjithëve. E shpreh mirënjohjen time për të gjithë juve që keni shfaqur gatishmërinë për të më përkrahur në garën për deputet në Kuvendin e Kosovës, që të jem zëri i juaj në kuadër të numrit 12, të platformës Fillimi i Ri, nën numrin 35. Falënderim dhe mirënjohje për tërë sugjerimet e këshillat e juaja, si dhe për besimin që m’i keni shpalosur shqetësimet e brengat tuaja.
Gjithashtu, u kërkoj sinqerisht ndjesë tërë atyre s’kam mundur t’i takoj e që nuk kanë qenë të paktë ata kanë shfaqur një interes të tillë. Koha e fushatës ka qenë e shkurtë dhe e pamjaftueshme. Me përulësi, kërkoj mirëkuptimin tuaj!?
Më 11 qershor, dilni votoni për Fillimin e Ri dhe për mua nr. 35.
Shëndet dhe paqe për tërë qytetarët e Kosovës!
Mërgim Lushtaku
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...