Deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet rreth dialogut të Brukselit dhe përformancës së kryeministrit, Avdulah Hoti, përballë Serbisë.
Në fjalën e tij hyrëse ai është tallur pak me kryetaren e Kuvendit duke i thënë “e nderuar zonja Sherife Osmani”.
Kjo pasi që Vjosa Osmani në përplasjet e djeshme me deputetët e LDK’së, ka thënë një shprehje në gjuhën angleze “There is new sherif in Town”
Ai tutje ka vazhduar me pyetjet për Avdullah Hotin rreth dialogut.
Vjosa Osmani menjëherë i është kundërpërgjigjur Lushtakut, duke i thënë se duhet ta mësojë se çfarë do të thotë shprehja “There is a new sheriff in town”
“z.deputet nuk është që ofendimet më lënë përshtypje, por nuk i marrë si të tilla. Ju duke tentuar të më ofendonit mua, duke më quajtur Sherife, duke më quajtur me atë emër si diçka të keqe, ka shumë Sherife në Kosovë dhe mund të jenë nëna e gratë të dikuja.
Unë do të prisja nga ju si deputet të ri që të mësoni për Amerikën. Po ju tregoj pra meqë s’po e dini çfarë do të thotë shprehja “there is a new sheriff in town”, mund ta gjeni edhe në arkivat e Shtëpisë së Bardhë. S’ka të bëjë me polici, por do të thotë që ka ardhur një autoritet i ri”, ka thënë Osmani.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...