Mergim Lushtaku heq dorë nga privilegjet e përcaktuara për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës

23:40 | 8 Shkurt 2022
L G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku ka vendosur të heq dorë nga të gjitha privilegje e përcaktuara për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur vetë Lushtaku përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.

Ai tha se që nga viti 2017 deri në vitin 2020 nuk ka shpenzuar asnjë cent për derivate.

“Duke e kuptuar indinjatën tuaj, marrë parasysh gjendjen socio ekonomike në vend shpreh keqardhjen time dhe njëherit ju bëj me dije që nga sot do të heq dorë nga këto privilegje të përcaktuara për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai

Lushtaku tha se nga viti 2017 kur ka hyrë në politikë, për katër vite (2017, 2018, 2019, 2020) nuk ka shpenzuar asnjë cent./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme