Lëvizja Vetëvendosje ka hapur dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët.
Kreu i LVV-së Albin Kurti ka thënë se sot prej orës 10 deri në orën 18:00 të mbrëmjes bashkë me aktivistë, deputetë e anëtarë të kryesisë së LVV do të mirëpresin bashkatdhetarët në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre.
“Kjo është shprehje e mirënjohjes tonë dhe falënderimit për ta për kontributin e tyre të vazhdueshëm, për rolin e tyre vendimtar, qoftë në luftën çlirimtare, në mbijetesën gjatë okupimit por edhe sot në këtë gjendje të vështirë sociale në të cilën ndodhet populli ynë. Vitin e kaluar mërgata jonë ka sjellur 760 milion euro në Kosovë në bazë të atyre që quhen remitanca, familjarëve, miqëve, dashamirëve pa llogaritur veturat që i sjellin e si marrin me vete, paratë e gatshme, financimin e dasmave e gjëra tjera që bëjën më shumë se 1 miliard në një vend si puna e Kosovës ku buxheti nuk është as 2 miliard euro . Ne duam që ky kotnribut i mërgatës të njihet më shumë, por duam që kjo të ndryshoj në të ardhmen me një qeverisje të re ku mërgata jonë të bëhet edhe faktor i zhvillimit ekonomik e jo vetëm i mbijetesës sociale”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Kurti ka theksuar se mërgata po përballet me dy probleme kryesore.
“Ne i dëgjojmë bashkatdhetarët për vështëristë që i kanë e në mesin e tyre janë dy.
E para shkolla shqipe. Ata janë të brengosur për rëniene e cilësisë së shkollës shqipe. Edhe Kosova edhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë e të bëjnë më tepër, t’i zgjedhim arsimtarët më të mirë që i kemi e t’i dërgojmë në mërgatë sepse është i mundshëm integrimi pa asimilim. E dyta është votimi që ka aq shumë pengesa e burokraci. Në fushatën e zgjedhjeve të vitit të kaluar që ishte nga 1 deri më 9 qershorë, mërgata është dashur të votoj para se të filloj fushata. Rregullat e mprapshta janë të tilla që nuk i lejojnë ata të presin fushatën e pastaj të votojnë. Ne kemi ambasada në vendet ku është mërgata por atyre nuk u lejohet një gjë e tillë, që të votojnë në ambasada”, ka thënë ai.
Sipas tij në mërgatë nuk është vetëm fuqia punëtore por edhe intelektualët e biznesmenët.
“Ne sot jo vetëm punëtorët më të mëdhenj por edhe studentët më të mirë, e profesorët më të shquar, e biznesmenët më të mëdhenj i kemi në mërgatë. Nuk i kemi vetëm muskujt në formë të klasës punëtore në mërgatë por edhe kokat edhe zemrat, biznesmenët, e intelektualët janë në mërgatë. Është e domosdoshme që mërgata të bëhet pjesë e ekonomisë nëpërmjet të ashtuquajturës fond sovran. Në vend se mërgimtarët tanë të blejnë pafund banesa, të ndërtojnë shtëpi është më mirë që mërgata jonë ta kishte mundësinë të blejë aksione në këto ndërmarrje që e kemi quajtur fond sovran. Të vijnë të investojnë në fushën e bizneseve siç bëjnë atje. Janë 32 mijë biznese shqiptare që ka nevojë të investohet. Ndërmarrësit që i kemi në diasporë mund të vijnë këtu por për këtë nevojitet sundimi i ligjit, shtetit ligjor. Përse të mos mund të investojnë mërgimtarët në KEK, në Trepçë në ndërmarrje tjera”, ka theksuar Kurti./Arbresh.info
,
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...