E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë arrestuar sonte, rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviq, në pikën kufitare në Merdarë.
Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë, që po bartnin material zgjedhor në drejtim të Kosovës për referendumin e paralajmëruar serb dhe janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviqit.
Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, ka thënë se e ka njoftuar menjëherë emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për këtë zhvillim, të cilin e cilëson si “skandal me përmasa dhe pasoja të mëdha”.
Petkoviq ka kërkuar nga Lajçak lirimin e Jankoviqit dhe tre të arrestuarve të tjerë, transmeton Klankosova.tv.
“Koordinatori i Komisionit Zgjedhor dhe kamionët me materialin zgjedhor për referendum ishin nisur sonte për t’ua dorëzuar materialin përfaqësuesve të misionit të OSBE-së si përgjegjëse për organizimin e referendumit, mirëpo në vend të përfaqësuesve të OSBE-së, të cilët i kemi njoftuar sot me një shkresë zyrtare për dërgimin e materialeve, përfaqësuesit tanë janë pritur nga 10 vetura të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...