Google ADS

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

09:52 | 2 Maj 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër.

Me anë të një postimi në “X”, ajo i ka uruar suksese në detyrën e tij, shkruan Arbresh.info.

Ajo është shprehur ebindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme