Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ai në një intervistë dhënë në RTK, tha se votimi i djeshëm në Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm për anëtarësim të plotë.
Madje ai tha se do t’a ndihmojë Kosovën në anëtarësim të plotë.
Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së.
Në këtë intervistë Mendli ka folur dhe lidhur me bisedimet, Asociacionin dhe angazhimet tjera për integrimin.
Ai tha se në Kosovë nuk mund të ketë Republika Srpska ashtu siç ekziston në Bosnjë e Hercegovinë, e nuk guxon të cënohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i Kosovës.
Ndërkohë ai e ka përshëndetur vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit.
“Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, tha Mandl.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë