Deri në frymën e tij të fundit, brengë e pati gjendjen e popullit të tij.
Djali i tij, Mendimi rrëfen se babai i tij tha edhe pse në atë gjendje gjithmonë ka menduar për takime e Vjenës që janë mbajtur me presidentin Ahtisari.
18 vjet kanë kaluar, por veprat e trashëgimia që la pas, ish-presidentin Ibrahim Rugova e bënë të pavdekshëm për popullin e tij. Historia për të kaluarën e të ardhmen e Kosovës u shkrua brenda mureve në rezidencën e tij, ku u zhvilluan takime të shumta me fokus shtetësinë e popullin e Kosovës.
Djali i tij Mendimi rrëfen për RTK se ish-presidenti Rugova më shumë preferonte mikpritjen shqiptare në shtëpi, andaj edhe takimet i zhvillonte në rezidencë.
“Më shumë e ka preferuar mikpritjen në shtëpi, mikpritjen shqiptare, para oxhakut me pranu mysafirin. Takimet më të shpeshta i ka mbajtur në këtë sallon, prej vitit të 90-ta, pak më rrallë në Kuvendin e Kosovës ku e ka pasur edhe zyrën.”, tha Mendim Rugova, djali i ish-presidentit Rugova.
Për shkak të angazhimeve që kishte si arkitekt e vizionar i republikës, Rugova mezi gjente kohë që të kalonte me Mendimin, Ukën e Teutën.
Si njeri me shumë vlera e kultivues të paqes, ish-presidentin Rugova e kujtojnë edhe ata që bashkëpunuan me të.
Berim Ramosaj, ish-këshilltar politik i Ibrahim Rugovës, tha se del që Rugova ka qenë vizionar shumë i madh dhe i ka paraprirë shumë proceseve.
Ish-presidenti Rugova vdiq në moshën 61 vjeçare si pasojë e një sëmundjeje.
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...