Menaxhmenti i Postës së Kosovës i ka bërë thirrje publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Përmes kësaj thirrje ata kanë kërkuar që të përfshihen komentet dhe rekomandimet e propozuara të Postës së Kosovës në Ligjin për Shërbimin Postar, i cili është në procedurë të leximit të dytë, transmeton Indeksonline.
Thirrja:
Thirrje publike deputeteve të Kuvendit të Kosovës!
Posta e Kosovës gjatë vitit 2016 dhe 2017 ka qenë e përfshirë në hartimin e draft-ligjit për Shërbimin Postar me dy ekspertë të saj në Grupin Punues të MZHE-së.
Menaxhmenti i Postës së Kosovës kërkon vëmendjen e opinionit publik, si dhe vigjilencën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se Ligji për Shërbimin Postar i cili është në procedurë të leximit të dytë është jetik për funksionimin e mirëfilltë të Postës së Kosovës.
Prandaj me shqetësim dhe përgjegjësi të lartë, kërkojmë nga Ju të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, që të përfshihen komentet dhe rekomandimet e propozuara të Postës së Kosovës të dërguara me shkrim Grupit Punues të MZHE-së dhe Kuvendit të Kosovës – Komisionit Për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Infrastrukturë, veçanërisht lidhur me:
Neni 11 dhe 62 i draft-ligjit janë me përmbajtje shkatërrimtare për tregun e shërbimit postar në Kosovë, në veçanti Operatorin Publik Postar – Postën e Kosovës.Prandaj kërkojmë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të mos votohen këto nene si të tilla, por të formulohen sipas praktikave dhe ligjeve të shteteve në Rajon.
Pasojat e nenit 11 janë: legalizimi i operimit të një operatori të dytë publik, që nuk ndodhë në asnjë shtet të Rajonit apo mundësia e legalizimit të operimeve të deritashme ilegale të postës serbe në Republikën e Kosovës e cila tash e 18 vite operon në formën ilegale duke i marr ilegalisht rreth 30% të tregut të Postës së Kosovës.
Pasojat e nenit 62 janë: tentativa e MZHE-së që përmes Ligjit të Ri ta shfuqizojë marrëveshjen me numër protokolli 263 të datës 06.02.2014, që e ka Posta me MZHE-në, e që kjo marrëveshje ka bazën ligjore në Ligjin ekzistues. Kjo marrëveshje është ligjore dhe e nënshkruar me paramendim nga të dyja palët, që nuk u zbatua asnjëherë nga Ministria. Tentativa për ta shfuqizuar këtë marrëveshje me ligjin e ri me efekt retroaktiv është jo ligjore dhe me efekt të shmangies së përgjegjësisë dhe obligimeve financiare që MZHE ka ndaj Postës së Kosovës. Për këto obligime ka urdhër përmbarimor dhe vendime të Gjykatës.
Me qëllim të evitimit të pasojave të pakrahasueshme të këtyre dy neneve të përshkruara më lartë, ju bëjmë THIRRJE PUBLIKE të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të mos i votojnë këto nene të draft-ligjit, të cilat janë goditja e fundit për shkatërrimin e Operatorit Publik Postar -Postës së Kosovës.
Me respekt,
Menaxhmenti i PK Sh.A.
Prishtinë, 12 qershor 2018/Indeksonline/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...