Menaxheri i kompanisë belge: Mishi që e dërguam në Kosovë, i destinuar për kafshë

20:19 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Kompania belge e mishit, “Vanlommel”, mishi i së cilës ishte asgjësuar në muajin shtator të vitit 2016 nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka thënë se ai mish ishte dërguar në Kosovë gabimisht.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Belgjikës, RTBF, menaxheri për shitje në kompaninë “Vanlommel” është arsyetuar se mishi që ishte dërguar gabimisht në Kosovë, pasi që i njëjti ishte destinuar për ushqim të kafshëve.

Kompania “Vanlommel”, ka thënë se bëhet fjalë për një gabim të pavullnetshëm dhe ka kundërshtuar çdo mashtrim.

Ndërkaq, Prokuroria e Antwerpit në Belgjikë ka njoftuar se ka nisur një hetim para tre muajve. në janar të këtij viti, për mishin e prishur që kompania “Vanlommel” kishte eksportuar në Kosovë.

Gjithçka kishte nisur në shtatorin e vitit 2016, kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dyshonte në cilësinë e 20 tonëve mish që ishin nisur nga Belgjika për në Kosovë. AUV kishte njoftuar Agjencinë Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës (FASFC).

Agjencia belge kishte dërguar një inspektor në Kosovë për të kontrolluar dhe verifikuar cilësinë e mishit që kompania “Veviba” kishte tentuar të eksportonte në Kosovë.

Një sasi e konsiderueshme e mishit prej 20 tonëve, ishte konstatuar të ketë qenë e prishur.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme