Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Administratës Publike dhe Ambasada e Francës në Kosovë do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëpunim në “Avancimin e Mësimit të Gjuhës Frënge për Zyrtarët e Lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkëpunimit në Fushën e Aktiviteteve për Promovimin e Frankofonisë në Kosovë”.
Nënshkrimi i Marrëveshjes do të behët nga Behgjet Pacolli, Zëvendës Kryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Mahir Yagcilar, Ministër për Administratë Publike dhe Didier Chabert, Ambasador i Francës.
Ky protokol është pjesë e aplikimit të Kosovës për anëtarësim si shtet anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF).
Qëllimi i kësaj iniciative është, ndër të tjera, që të shoqërojë Kosovën nga statusi i vëzhguesit në ONF, në atë të shtetit anëtar, duke zbatuar udhërrëfyesin në lidhje me përdorimin e gjuhës frënge në Organizatat ndërkombëtare dhe në mënyrë që të respektojnë angazhimet e politikës së integruar për të promovuar gjuhën frenge.
Kurset e ofruara në kuadër të këtij Memorandumi mirëkuptimi filluan në shkurt dhe organizohen nga Aleanca franceze në Prishtinë.
Kurset janë nga nivelet A1 deri në C1 të Kornizës së përbashkët të Referencës për Gjuhët (CECR). Zotërimi i gjuhës frenge do t’ju mundësojë zyrtarëve kosovarë të fillojnë bashkëpunime të reja dhe të promovojnë integrimin evropian.
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...