Zyra e Koordinatore për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara -UNDCO, nënshkroi sot, në Shtëpinë e OKB-së në Prishtinë, Memorandumin e Mirëkuptimit me Rrjetin CSR në Kosovë. Koordinatorja për zhvillimin e OKB-së, znj. Ulrika Richardson nënshkroi në emër të e UNDCO, ndërsa znj Linda Tahiri, drejtoresha ekzekutive e Rrjetit CSR, në emër të Rrjetit CSR Kosovë.
Qëllimi i këtij memorandumit është të sigurojë një kornizë bashkëpunimi, të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin midis ekipit të OKB-së në Kosovë dhe Rrjetit CSR të Kosovës, në fushat me interes të përbashkët në zbatimin e financave të korporatave dhe investimeve si një katalizator për rritjen në ndikimin shoqëror, për të kontribuar në jetën më të shëndetshme në vendet e punës, tregjet, zinxhirët e furnizimit dhe shoqërinë, në këtë mënyrë duke arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm – OZhQ-të në kuadrin e Agjendës 2030.
Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së znj. Richardson (lexo: Rikardson) tha në këtë rast:
“Kompanitë kanë përgjegjësi dhe interes të kontribuojnë në një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Kjo, jo vetëm që do të rrisë qëndrueshmërinë e shoqërisë sonë, por edhe shëndetin, mirëqenien dhe prosperitetin e grave, burrave dhe fëmijëve që konsumojnë shërbime dhe produkte të sektorit privat. Ne gjithashtu e dimë se për të arritur Axhendën ambicioze globale 2030 dhe OZhQ-të e saj, duhet të angazhohet edhe sektori privat. Komunitetet më të përparuara dhe të qëndrueshme janë në interesin më të mirë të gjithkujt! ”
Zonja Linda Tahiri, drejtore ekzekutive e Rrjetit CSR Kosovë tha: “Ne besojmë se të gjitha kompanitë mund të kontribuojnë në OZhQ, duke luajtur një rol pozitiv pa marrë parasysh sa të mëdha apo të vogla janë, dhe pavarësisht nga industria e tyre. Anëtarët e CSR janë të angazhuar në rritjen e rëndësisë së CSR në adresimin e sfidave shumë-dimensionale me të cilat përballet shoqëria jonë, në fushat: e të drejtave të njeriut; të drejtat e punës; mjedisin; luftimin e korrupsionit dhe çështje të ndryshme të karakterit shoqëror, nën supozimin se diçka vullnetare duhet të bëhet për të adresuar përgjegjësinë tonë ndaj shoqërisë, e cila tejkalon detyrimet që rrjedhin nga rregulloret dhe ligjet në fuqi.”
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar sot hap mundësi të reja për bashkëpunim të OKB-së dhe subjekteve private nga Rrjeti CSR të angazhuara në promovimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe do të kontribuojë në arritjen e Axhendës së përgjithshme 2030.
Zyra e Koordinatorëve për Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara – UNDCO është një entitet që lehtëson dialogun dhe koordinon punën e agjencive, fondeve dhe bashkëpunëtorëve të OKB-së për të siguruar që përpjekjet e përbashkëta të kenë një ndikim efikas dhe efektiv në Kosovë.
Rrjeti CSR i Kosovës është një platformë për bizneset dhe organizatat që operojnë në Kosovë të interesuar të kontribuojnë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, duke promovuar konceptin, idetë dhe ndërmarrjen e veprimeve që rrisin ndikimin e Përgjegjësisë Sociale të Korporatave (CSR) në shoqërinë e Kosovës.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para