Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Memli Krasniqi sot ka qëndruar në Drenas.
Gjatë vizitës së tij ai ka uruar kryetarin Ramiz Ladrovcin për mandatin e ri dhe ka falënderuar qytetarët e kësaj komunës për besimin e tyre në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovës.
”Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty. Sepse, Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm”- ka thënë Krasniqi.
Poashtu, Krasniqi ka thënë se ndihet i lumtur se Lladrovci do të jetë edhe një mandat kryetar i komunës së Drenasit.
”Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë”- ka shtuar Krasniqi. /arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...