Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Adnan Dibranin për rizgjedhjen deputet për herë të katërt në Parlamentin e Suedisë, dhe Aida Birixhiun, e cila ka fituar mandatin e parë në këtë Parlament.
Kryetari i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ai sot ka takuar Dibranin, me të cilin ndër tjerash kanë diskutuar edhe për krizën ekonomike në Kosovë.
“Ishte kënaqësi që ta takojë sonte përsëri dhe të diskutojmë për shumë çështje aktuale politike dhe ekonomike, me të cilat po ballafaqohet Kosova. Si një nga qindra e mijëra shqiptarët e Kosovës të cilët kanë sfiduar fatin dhe shanset, për të prekur majat e suksesit në shtetet evropiane, Adnanit i urova rizgjedhjen si deputet dhe i dëshirova shumë suksese të mëtutjeshme. Fatmirësisht, këtë herë ai nuk do të jetë i vetmi shqiptar nga Kosova në Parlamentin suedez, meqë mandatin e parë të saj e ka fituar edhe Aida Birinxhiku, të cilës ia përcolla urimet e mia përmes Adnanit”, shkruan Krasniqi.
Ai është shprehur se ndjehet krenar me vajzat dhe djemtë e Kosovës që jetojnë në mërgatë dhe janë integruar e po arrijnë suksese në çdo vend të botës.
“Për shkak të situatës politike në Kosovë, kur ishte vetëm 4 vjeç, Adnan Dibrani, së bashku me familjen e tij kishte emigruar në Suedi. Por, statusi i tij si i huaj në këtë shtet nuk e ka penguar atë asnjëherë që ta realizojë vetveten në shumë dimensione”, shkruan Krasniqi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...