Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme tha se trajektorja politike e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti është e frymëzuar nga mësimet e kasapëve revolucionarë.
Krasniqi ka thënë gjithashtu se Kurti nxiste për dhunë ndërsa kryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën e quajti ‘Kurban Konjufca’, shkruan arbresh.info.
“Trajektorja politike e Albin Kurtit, e frymëzuar nga mësimet e kasapëve revolucionarë, jo vetëm që dhunoi kundërshtarët e tij politik, po nuk kurseu as bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët për të ishin vetëm kurbanë për arritjen e qëllimeve të tij. Ai i sakrifikoi ata edhe kur i nxori në rrugë duke i gënjyer se Kosova kurrë s’do të bëhet shtet, por edhe kur i nxiste për të sulmuar institucionet e shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Sot, pak më butë, i sakrifikon për t’u bërë Kryeministër, si puna e njeriut më të afërt të tij, Kurban Konjufcës. Sepse, për Albin Kurtin, asnjë çmim nuk është i lartë, nëse atij ia mundëson kapjen e pushtetit, për të cilin ka ëndërruar e ka vepruar me metodat më të pista tash e gati 15 vjet”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka vazhduar edhe më tej duke e quajtur Kurtin fallxhor.
“Është Isa Mustafa që ky Albin e quajti me vite ‘argat të Serbisë’ e ‘tradhtar të vendit’. Sot, Isa është ‘Profesor i nderuar’ për Albinin, sepse pa Isën, Albini nuk mund ta kap pushtetin që e dëshiron kaq shumë. Këta dy, si dy monarkë diktatorë, siç mund t’i quajnë disa deputetët të Vetëvendosjes, bënë pazaret e natës në Rançin e Prapashticës, jo vetëm për të çnderuar Kuvendin e Kosovës dhe pozitën e Kryetarit të këtij institucioni, por edhe për ta bërë Isa Mustafën President të vendit kur t’i vije koha, edhe pse këtë pikë të marrëveshjes asnjëri s’po guxon ta publikojë. Ajo që po dihet sot, së paku, është fakti se Albin Kurti po na del edhe si fallxhor i suksesshëm, sepse ka muaj që ai e ka përcaktuar për LDK-në, pa i pyetur ata fare, se kush do të jetë Kryetare e Kuvendit. Pra, sot apo këto ditë, marioneta e Albinit në LDK, Vjosa Osmani, do të bëhet Kryeparlamentare, ashtu siç e përcaktoi Albini fatin e saj, tash e sa muaj më pare”, ka shtuar ai.
Krasniqi ka pyetur nëse do të shkoj në dialog me Serbinë pa kërkuara ata falje për krimet e luftës.
“Kaluan mbi 1600 orë deri sa ju u morët vesh dhe pikëpyetja e madhe e marrëveshjes suaj është pse e bëtë Kumbarë të koalicionit Josep Borellin? Pse u deshtë një spanjoll që s’e njeh as shtetin e Kosovës të ju bëje bashkë, derisa i dërguari i Presidentit Trump, Ambasadori Grenell, nuk ua la shenjë me vizitën e tij? Çka duhet të presim prej koalicionit që e ngjiz oferta e burakratit të BE-së që është kundër pavarësisë së Kosovës? Për çka jeni marrë vesh në atë darkë me Borellin? Sigurisht se jeni marrë vesh që ta vazhdoni dialogun me Serbinë, por ku i le kushtet për atë dialog, Albin? A do të shkosh në takim me Serbinë pa kërkuar ata falje për krimet e luftës dhe për gjenocidin që ka bërë Serbia në Kosovë? A do të kërkosh reparacionet e luftës, siç ke proklamuar me vite? A do t’i anulosh marrëveshjet e deritashme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e veçanërisht marrëveshjen për ‘Zajednicën’ që e ka nënshkruar Isa Mustafa, partneri yt në këtë koalicion? Apo do t’i harrosh krejt këto premtime, siç i ke harruar edhe njëqind të tjera deri sot, dhe do të shkosh i buzëqeshur në Bruksel për të bërë pazare në kurriz të shtetit tonë?”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...