Memli Krasniqi shpërblen degën e PDK-së në Prishtinë me grante

20:52 | 11 Gusht 2017
Arbresh.info

Lirik Musliu dhe Memli Krasniqi janë të dy zyrtarë të degës së Prishtinës së PDK-së.

Kjo marrëdhënie nuk është e vetmja mes tyre. Zyrtari i PDK-së, Musliu, vitin e kaluar, kishte përfituar afër 100 mijë euro nga Ministria që drejton Memli Krasniqi.

Lirik Musliu i cili së fundi ka filluar të paraqitet në aktivitete mediale të degës së Prishtinës, kishte fituar nga ministria e Bujqësisë grantin “Ngritja e pemishtes me mjedër” me 99, 425.00 euro në dhjetor të vitit të kaluar.

Prej listës së përfituesve, shihet se është edhe Edita Thaçi – Selimi, gruaja e vëllaut të Petrit Selimit./Periskopi/

Më poshtë është linku ku figuron emri i Musliut si përfitues i granteve:

http://www.azhb-ks.net/repository/docs/2016_12_09_153627_NEN_MASA_-10111_Sektori_i_pemeve_manore.pdf

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme