Google ADS

Memli Krasniqi reagon për vdekjen e trajnerit Çiro Bllazheviq

12:18 | 8 Shkurt 2023
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për vdekjen e trajneri legjendar kroat, Mirslav Çiro Bllazheviq.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në facebook, Krasniqi tha se Bllazheviq e ka një vend meritor në historinë e sportit kosovar.

“Në vitin 1985, pasi kishte fituar titullin e kampionit të Zvicrës me Grasshopper, Miroslav “Çiro” Blazheviç mori drejtimin e KF Prishtinës. Brenda pak muajsh, ai jo vetëm që e siguroi mbijetesën e Prishtinës në ligën e parë të asaj kohe, por e shndërroi edhe në institucion të krenarisë tonë kombëtare. Sot, dy ditë pa i mbushur 88 vjet, Çira ndërroi jetë, për t’u ribashkuar në amshim me yllin tonë Fadil Vokrri, e duke lënë mbrapa një mal me suksese e të arritura.Për Prishtinën, Kosovën dhe shqiptarët, ai do të mbetet përgjithmonë një titan me vend meritor në historinë e sportit tonë.Faleminderit dhe pusho në paqe, mjeshtër”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Trajneri kroat ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm, një ditë pa i mbushur 88 vjet, ndërsa kanë nisur ngushëllimet e shumta dhe kujtimet për karrierën dhe për veprën e ish-trajnerit të Prishtinës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme