Google ADS

Memli Krasniqi pret në selinë e PDK-së, delegacion të gjerë të Këshillit Atlantik në SHBA

18:39 | 6 Prill 2023
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e PDK-së, një delegacion të gjerë të Këshillit Atlantik në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi bëri të ditur se me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik biseduan për sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë.

“Së bashku me miqtë tanë në SHBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues”, ka shkruar Krasniqi, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Pas vizitës që kisha në nëntor të vitit të kaluar në selinë e Këshillit Atlantik në SHBA, sot, kisha kënaqësinë që një delegacion të gjerë t’i pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Përfaqësuesit e Këshillit Atlantik i njoftova me punën dhe qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë.

Sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë – ishin tema për të cilat bashkë i ndamë mendimet dhe qëndrimet tona.

Së bashku me miqtë tanë në SHBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme