Google ADS

Memli Krasniqi përmbyllë vizitën në Shqipëri me nderime para shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari

18:09 | 11 Shkurt 2022
L G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përmbyllur vizitën zyrtare dy ditore në Shqipëri, me nderime para shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetari i Tiranës, Andi Seferi, anëtari i Këshillit Bashkiak, Luan Bregasi, Andriola Kambo, Drejtoreshë e Unionit të Bashkive dhe delegacioni nga Kosova, nënkryetarët e PDK-së Vlora Çitaku e Uran Ismaili, sekretari Bajrush Xhemajli dhe shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri kanë bërë homazhe para shtatores së komandantit legjenda në Tiranë, nga ku ka bërë thirrje që një e tillë të ndërtohet edhe në Prishtinë.

“Vizitën zyrtare në Shqipëri e përmbylla me nderime tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Vepra dhe sakrifica e tij dhe e familjes Jashari për lirinë, sot janë frymëzim për shqiptarët gjithandej. Sikur kryeqyteti i Shqipërisë që tash e sa vjet e ka shtatoren e Adem Jasharit, edhe Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, duhet ta ketë së shpejti një të tillë në qendër të saj.”, ka shkruar Krasniqi.

Gjatë vizitës në Tiranë, Krasniqi ka takuar Kryeministrin Edi Rama, Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, Kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj dhe Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme