Memli Krasniqi: PDK shkon në zgjedhje të brendshme pas përfundimit të balotazhit

16:48 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Rezultatet jo të mira në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale, kanë shtyrë Partinë Demokratike të Kosovës, të organizojë zgjedhje të brendshme pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve lokale.

PDK e udhëhequr nga Kadri Veseli, pas këtyre rezultateve duket se do të bëjë ndryshime në strukturën udhëheqëse të saj, duke mbajtur zgjedhjet e brendshme, të cilat sipas nënkryetari të kësaj partie, Memli Krasniqi do të mbahen shumë shpejt.

“Zgjedhjet e brendshme ne PDK do të fillojnë shumë shpejt, pas përfundimit te zgjedhjeve komunale”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

PDK në zgjedhjet nacionale në bazë të numrit të deputetëve ka dal partia e tretë, duke humbur primatin e partisë së parë në parlament që e kishte nga viti 2007. Po ashtu, PDK  në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, më nuk është partia më e madhe në vend, pasi LDK është rikthyer si partia më votën më ta madhe.

Në nivel vendi, LDK, që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka marrë gjithsej 173.967 vota në zgjedhjet lokale,ndërsa PDK ka arritur të sigurojë 159.095 vota.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor PDK ka fituar në raundin e parë të votimit vetëm një komunë, atë Drenasit. Në balotazh Partia Demokratike do të shkojë në 10 komuna.

PDK kishte mbajtur Konventën Zgjedhore në mars të këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme