Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, tha në seancën ku kryeministri Avdullah Hoti raportoi për takimet që ka pasur me palën serbe në Bruksel, se PDK nuk beson në procesin e dialogut pa prezencën e SHBA-së në tryezën e bisedimeve.
“Ju thatë zotëri Hoti se i kemi mbrapa miqtë. Nuk jam i kënaqur, unë personalisht hiq. Nuk na duhen miqtë mbrapa por na duhen përkrah. Se a e din çfarë po më shqetëson, se SHBA-të i kemi pasur më herët përballë e tash po më duket i kemi mbrapa. Nuk është mirë. Përnjëmend nuk është mirë. Sepse nuk e kemi të qartë asnjëri prej deputetëve të Kuvendit të Kosovë se cili është roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë dialog? Ku mbet Ambasadori Grenell? A e din që e kemi hequr tash Grenellin prej diskutimit. Lajçaku tash është tema kryesore. Nuk mundeni me na thanë se tash i kemi mbrapa. Problemi është se ne nuk po i shohim që janë në dialog”, tha Krasniqi sot në Kuvend
Ai tha se PDK nuk beson në procesin e dialogut, ku nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Dhe unë ju them se si PDK ne absolutisht nuk besojmë në dialog, process a çkado që ndërlidhet me Kosovën pa Amerikanët. Jo pse nuk ju besojmë evropianëve. Kemi partenritet 100 përqind dhe besojmë se pa ta nuk mund të ecet përpara. Pork y nuk është process ose-ose qysh është mundu ish-qeveria me e proklamu. Ky është edhe-edhe. Këtu janë edhe evropianët por duhet të jenë edhe amerikanët. Nuk bënë pa ta. E nëse i kemi mbrapa e nuk i kemi përballë apo në krah, të them të drejtën jam mjaft i shqetësuar”, tha Krasniqi.
Derisa kryeministri Avdullah Hoti deklaroi gjatë debatit se në asnjë prej takimeve që ka pasur në Bruksel asnjëherë nuk i është përmendur çështja e integritetit territorial të Kosovës, deputeti Memli Krasniqi i tha Hotit se mirë që qenka bindur se asnjëherë askush nuk ka folu për integritetin territorial, pasi siç tha Krasniqi, vet Hoti sa ishte deputet në opozitë fliste konspiracione për mundësinë e ndarjes së Kosovës.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë