Memli Krasniqi: PDK është kundër zgjedhjeve

12:12 | 25 Maj 2018
Arbresh.info

Ndërsa nga PDK, Memli Krasniqi tha se sot organizatori i ka devijuar temat e këtyre tryezave sepse të gjithë bashkë janë pajtuar që të kenë një grup punues për të diskutuar dhe sipas tij për të vendosur se në tryezën e radhës cila do të jetë tema për të arritur një konsensus, përcjell arbresh.info.

“Ne asnjë prej tryezave të mëparshme nuk kemi diskutua për zgjedhje dhe kjo nuk ishte as tentim për të pasur dakordim të konsensusit. Kuvendi i Kosovës përkundrazi ka pasur më shumë seanca se sa më herët zotëri Kurti dhe pikat të cilat ju i përmendet janë më shumë shfryrje e mllefit. Këto tryeza kanë mundur që të jenë diskutime për ta lehtësuar punën e kuvendit dhe besoj që deri tash kemi bërë punë të mirë. Ju sot keni thirr tryezë më organizua zgjedhje dhe është Kuvendi i cili i shpall zgjedhjet e jo tryezat. Qëndrimi i PDK -së është se ne jemi kundër zgjedhjeve por na jemi gati për zgjedhje, nëse përnime doni zgjedhje nisne mocionin por jo përmes tryezave. Vendi nuk është në krizë ndoshta është opozita që është në krizë, Kosova ka sfida dhe për këtë kemi kërkuar konsensus më partitë opozitare. Ne vetëm sa i kemi pasur zgjedhjet e kuptojmë dëshirën e opozitës por askush nuk është i interesuar për zgjedhje dhe ju nëse i kishit pasur votat do të kishit mundur pa tryezë të shkojmë në zgjedhje. Është e tmerrshme që në vend të diskutimeve për konsensus për tema të ndryshe ne diskutojmë për një temë që nuk është e mundur të bëhet për momentin sepse nuk i keni votat, nëse i keni urdhëroni në Kuvend dhe hedhne si mocion edhe ne jemi të gatshëm kurdo të shkojmë në zgjedhje. Por ne kemi përpara tema si transformimin e FSK-së, reformën ZGJEDHORE, agjendën Evropiane e Asociacionin.” ka thënë Krasniqi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme