Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti që ky përfaqëson, janë të gatshëm për zgjedhjet e reja, të cilave iu hapi rrugë një vendim i sontëm i Gjykatës Kushtetuese.
Krasniqi megjithatë në Edicionin Special në Klan Kosova, u shpreh nga ky vendim fitues janë qytetarët e Kosovës.
”Ne besojmë që është një vendim i drejtë. Ne mendojmë që është një hapje e rrugëve të qorrsokakut në të cilën e ka vendosur, Qeveria Kurti bashkë me Qeverinë Hoti në vendin tonë”.
”Kemi një qeveri para së gjithash nuk është në gjendje të funksionojë siç e ka mandatin. Në këtë moment duke parë që atributet thelbësore të kësaj qeverie nuk përmbushet nga problemet që kanë krijuar ata vet”.
”Tani kemi një vendim që i hapë rrugë kësaj çështje. Dhe ne duhet të mendojmë që sa më shpejtë të hapet data e zgjedhjeve”.
A është PDK-ja gati të hyjë në zgjedhje?
”Pa dyshim që një parti serioze dhe e cila ka një përvojë të gjatë qoftë në kuptimin e qeverisjes, por edhe në opozitë në mandatin e fundit, është e gatshme të shkojë në zgjedhje”.
”Është e vërtetë që hendikepi që nuk e kemi Kadri Veselin është evident, por që ne kemi struktura dhe njerëzit e PDK-së janë të gatshëm t’i përvishen punës. Ne si PDK jemi të gatshëm”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...