Google ADS

Memli Krasniqi optimist për Demarkacionin

00:14 | 28 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, beson se votat e nevojshme për kalimin e Demarkacionit do të sigurohen në çastin e fundit.

Ai ka shprehur optimizëm se në momentin e votimit, Projektligji për demarkacionin do të përkrahet edhe nga ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje apo i Listës Serbe.

Krasniqi ka thënë për “Epoka e re” se disa deputetë të VV’së nuk kanë mendim refuzues për demarkacionin.

 Sa i përket Listës Serbe, ai ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ende qëndrim përfundimtar nëse do ta votojë apo jo demarkacionin.

Më herët, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, për Projektligjin për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Veseli është shprehur i bindur se nesër deputetët do ta ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne kemi përcaktim të qartë evropian dhe perëndimor”, është shprehur Veseli në Klan Kosova.

“Ne, nesër do ta votojmë demarkacionin. Është çështje që i hap perspektivë Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Veseli./Blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme