Google ADS

Memli Krasniqi në Ditën e Lirisë së Shtypit| I bënë thirrje Qeverisë të rrisë transparencën dhe llogaridhënien

14:33 | 3 Maj 2022
S D

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, se media e lirë dhe e pavarur duhet të mbetet ndër mekanizmat kryesorë për jetësimin e një demokracie funksionale dhe të shëndetshme.

“Kjo ditë, mbi të gjitha, është një thirrje për Qeverinë që të hapet dhe të rrisë transparencën dhe llogaridhënien. Fyerjet, kërcënimet, linçimet e shantazhet në drejtim të mediave dhe gazetarëve, ashtu siç, fatkeqësisht, kemi parë e dëgjuar disa herë gjatë kësaj qeverisjeje, nuk duhet të ndodhin kurrë e aq më pak nga ana e institucioneve e zyrtarëve publikë të shtetit”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se demokracia e një vendi, shumë herë dhe më të drejtë, matet me nivelin e lirisë së shtypit që ekziston në atë vend.

“Prandaj, sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, e gjithë shoqëria jonë duhet të jetë e vetëdijshme dhe e ndërgjegjshme për rëndësinë që mediat kanë në jetën publike”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme