Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, dhe Sekretari për Çështje të Integrimeve Euro-Atlantike, Bekim Çollaku, në vazhdën e takimeve me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropia, ka takuar sot në Bruksel, Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Europian, Michela Matuella, si dhe shefin e njësisë për Kosovën, Vassilis Maragos.
Gjatë këtij takimi u diskutua për procesin integrues të Kosovës, krahas shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor, thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes shtetit tonë dhe Bashkimit Europian, ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim dhe tema të tjera relevante.
“Zonjën Matuella e falënderova për asistencën e vazhdueshme që Komisioni Europian i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve institucionale, ndërsa u pajtuam që ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, tha Krasniqi.
Tutje, kreu i PDK-së është pritur nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, i cili është raportues për Kosovën në grupin Renew Europe, brenda Parlamentit Europian.
“Eurodeputetit Kyuchyuk i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij të vazhdueshëm në rajon dhe për qasjen inkluzive për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Kevin Edmond për rastin me ish-partnerin e Anës: Nuk kam asg...
Uji i detit shëron këto sëmundje
Xheneta e Fitimi analizojnë banorët dhe kanë një plan për el...
Kurti: Salla “Marjan Kozina” e Filharmonisë së S...
A i ka prishur raportet Sara dhe Driloni?
Pasojat e temperaturave të larta tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj K...