Google ADS

Memli Krasniqi merr pjesë në lutjet e mëngjesit në Washington DC

11:54 | 18 Nëntor 2022
K.B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Washington DC, ka marrë pjesë në takimin tradicional të mëngjesit të lutjeve, që mbahet çdo të enjte në Kongresin Amerikan.

Lideri i opozitës Memli Krasniqi i ka falënderuar kongresmenët për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në kuadër të angazhimit të tyre.

“Rreth 20 kongresmenë me përvojë, të cilët u kthyen në Kongres pas zgjedhjeve të mesit të mandatit që u mbajtën javën e kaluar në SHBA, i falënderova për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në punën e tyre”, tha ai.

Kreu i PDK-së njofton se gjatë diskutimit me kongresmenët ka shprehur qëndrimin e popullit të Kosovës që koordinimi dhe bashkëpunimi me SHBA-në në rrugëtimin drejt aspiratave të fuqizimit dhe integrimit është i pa alternativë.

“Në biseda shumë miqësore, në mënyrë të veçantë me kongresmenët Joe Wilson nga South Carolina, Tim Walberg e John Moolenar nga Michigan, Louie Gohmert nga Texas, Juan Vargas nga California dhe Bob Good e Ben Cline nga Virginia, shpreha qëndrimin e vendosur të popullit të Kosovës që, pas sukseseve që kemi arritur së bashku deri më sot përmes koordinimit dhe bashkëpunimit, rrugëtimi ynë përpara drejt aspiratave të fuqizimit dhe integrimit nuk ka alternativë tjetër. Populli i Kosovës është falënderues ndaj SHBA-ve për rolin e tyre në krijimin dhe ndërtimin e shtetit tonë dhe miqësinë e ndërtuar ndër vite jemi të përkushtuar që ta mbrojmë dhe ta kultivojmë përjetësisht!”, ka shkruar Krasniqi në facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme