Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka kujtuar heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 26 vjetorin e rënjes heroike të tyre.
“Tre trima, tre luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre heronj të Kosovës, të cilët u flijuan 26 vite më parë, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi”.
“Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi./arbresh.info
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...