Google ADS

Memli Krasniqi: LDK e Isa Mustafa kanë rënë në fund të pusit

00:32 | 2 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se LDK dhe kreu i saj Isa Mustafa, janë bërë për keqardhje me veprimet e tyre qysh nga mandati i tij si kryeministër.

Pas akuzave të Isa Mustafës se Kadri Veseli është përgjegjës për grevat, në një prononcim për klankosova.tv, deputeti Memli Krasniqi ka thënë se ishte vet Isa Mustafa ai që në mandatin e tij si kryeministër, nuk qe në gjendje t’iu rriste pagat askujt e lëre më mësimdhënësve të paktën për 5%.

”Njeriu qe ne mandatin e tij s’ka qene ne gjendje t’ua rrite pagat askujt, e as mesimdhenesve, bile as per 5%, se paku do te duhej te heshte kur ky koalicion ua rrite pagat per 20%, me zotimin qe do te arrije 30% deri ne fund te mandatit”.

”Por, LDK dhe Isa Mustafa kane rene ne fund te pusit dhe jane bere aq per keqardhje, sa nuk ia vlen fare te komentohen deklaratat e tyre halucinative”, është shprehur Kransiqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme