Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, thotë se partia e tij nuk e ka ftuar Lidhjen Demokratike për ndonjë koalicion, dhe nuk e di pse kjo parti po insiston të refuzoj diçka që nuk i është ofruar. Megjithatë, me ose pa LDK’në, ose vetëm me një pjesë të LDK’së, Krasniqi shprehet se PAN do ta krijojë Qeverinë.
Memli Krasniqi, në emisionin Komiteti, ka thënë se PAN ka siguruar përkrahjen e deputetëve të zgjedhur, të cilët i mjaftojnë për të krijuar Qeverinë, edhe nëse pjesë e saj nuk bëhet LDK.
Por, gjithsesi se këta deputetë, nëse marrim parasysh qëndrimin, jo vetëm politik, por edhe idelogjik të PDK’së e Vetëvendosjes ndaj njëra-tjetrës, lista e koalicionit LAA është vendi ku PAN, me gjasë, ka bindur së paku dy deputetë, për ta votuar Ramush Harqadinajn kryeministër.
Krasniqi thotë se 39 deputetëve të koalicionit PAN do t’i shtohen 10 deputetët serbë dhe 10 deputetë e pakicave joserbe, e bashkë me ta edhe dy të tjerë nga partitë shqiptare, emrat e të cilëve nënkryetari i PDK’së refuzon t’i bëjë publik.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...