Google ADS

Memli Krasniqi: Entuziazmi i të rinjve të PDK-së në Pejë, më ikurajon për një të ardhme premtuese në Kosovë

17:21 | 14 Janar 2023
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot qytetin e Pejës.

Krasniqi njoftoi se në këtë komunë kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës, ku kryetare u zgjodh Fatime Shala.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me entuziazmin për ndryshim që ka parë tek të rinjtë në Pejë, e inkurajoj për siç thotë ai, të ardhme premtuese për vendin.

Postimi i tij i plotë:

Në një takim madhështor, anëtarët e Rinisë Demokratike të Kosovës në Pejë, mbajtën sot Kuvendin Zgjedhor, ku kryetare u zgjodh Fatime Shala.

Entuziazmin për ndryshime pozitive, që e pashë në mesin e këtyre të rinjve, më inkurajon për një të ardhme premtuese në vend, për të cilën vajzat dhe djemtë e Pejës do të punojnë duke qenë aktivistë politikë.

Faleminderit që zgjodhët platformën e PDK-së për Rininë, për t’i dhënë zë kërkesave dhe ideve tuaja, për t’i dhënë jetë ëndrrave tuaja për Kosovën.

Urime dhe suksese RDK Pejë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme