Google ADS

Meloni takon Osmanin, kërkon nga palët shtensionim dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit

23:29 | 13 Dhjetor 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në Samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Bruksel.

Qeveria italiane thotë se takimi ishte i përzemërt, ndërsa përveç konfirmimit të miqësisë që lidh Italinë dhe Kosovën, ofroi një mundësi për të bërë një pasqyrë të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Takimi i përzemërt, përveç konfirmimit të miqësisë që lidh Italinë dhe Kosovën, ofroi mundësinë për të bërë një pasqyrë të dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Nga pala italiane, të dyja palët iu ripërsëritën ftesa për të miratuar masa de-përshkallëzimi që synojnë të mundësojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Italisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme