Në Serbi po qëndron kryeministrja e Italisë, Gjorgjia Meloni.
Në takim me presidentin serb, u fol edhe për Kosovën, e që sipas Melonit, Serbia do të vazhdojë qasje konstruktive ndaj dialogut me Kosovën.
Italia mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pret që marrëveshjet të zbatohen.
Kështu tha kryeministrja e Italisë, Gjorgja Meloni në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“E di që Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun për Kosovën. Italia e mbështet atë proces dhe ne po punojmë që të arrihet realizimi i të gjitha detyrimeve që palët i kanë marrë”, ka theksuar kryeministrja Meloni.
Gjatë vizitës së parë zyrtare në Beograd, Meloni ka deklaruar se Italia e mbështet integrimin evropian të Serbisë dhe se për Romën është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor t’i bashkohet familjes evropiane.
“Do të vazhdojmë të jemi ndër të parët që mbështesim procesin e zgjerimit, jo aq zgjerimin sa ribashkimin e Evropës, sepse Evropa nuk është një klub ku vendoset se kush duhet të jetë atje, institucionet evropiane duhet të bëjnë një proces serioz dhe të shpejtë në mënyrë që të garantohet se e gjithë Evropa do të bashkohet”, ka theksuar ai.
Presidenti Vuçiq ka theksuar se i vlerëson përpjekjet e politikës së jashtme të Italisë në drejtim të zgjidhjes së krizave në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se Italia i qaset zgjidhjes së problemeve në mënyrë objektive dhe rrënjësore./rtk/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...