Meliza Haradinaj takoi shefin e intelegjencës së Ukrainës, njeriun më të kërkuar të Putinit

22:15 | 7 Prill 2024
E.G

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj është takuar me kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov.

Me anë të një postimi në “X”, Haradinaj tha se Budanov është njeriu më i kërkuar i Putinit, pasi udhëheq në mënyrë kolosale operacione efektive të inteligjencës kundër Rusisë, shkruan Arbresh.info.

“Takimi @ChiefDI_Ukraine Kyrylo Budanov në Kiev ishte një nder i madh. Më i kërkuari i Putinit dhe shtylla kurrizore e mbrojtjes së Ukrainë, Budanov drejton në mënyrë kolosale operacione efektive të inteligjencës kundër Rusisë”, ka shkruar ajo.

Ish-diplomatja bëri të ditur se shprehu mbështetjen e përzemërt për luftën e Ukrainës për liri, dhe gjithashtu shpresat e mëdha të Kosovës për lidhje edhe më të forta miqësie me Ukrainën dhe popullin e saj.

“Budanov përgëzoi vendin tonë për përballjen me sukses të ambicieve shkatërruese të Putinit në Ballkan dhe falënderoi Kosovën për solidaritetin dhe mbështetjen ushtarake të ofruar për Ukrainën”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info/

Të ngjashme