Meliza Haradinaj-Stublla vazhdon rehatimin e bashkëpartiakëve, Laura Kryeziu propozohet për ambasadore

08:08 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla po vazhdon të i rehatojë anëtarët e Aleancës Ardhmërinë e Kosovës

Haradinaj-Stublla ka bërë gati listën e ambasadorëve të rijnë.

Laura Kryeziu-Selimi, bashkëpartiakja e saj nga AAK-ja është propozuar për ambasadore, raporton Arbresh.info.

Arbresh.info mëson se Kryeziu është propozuar për ambasadore nga Meliza Haradinaj-Stublla.

Laura Kryeziu-Sellimi kishe aderuar në AAK në vitin 2014 ajo ishte edhe kandidate për deputet nga kjo parit e cila nuk i mori votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Arbresh.info ka dërguar pyete në Ministri të Jashtme dhe Diasporës por nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e lajmit./Arbresh.info/

 

Kosova pa “zot shpie” në Uashingon, Londër, Bruksel e Tokio

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme