Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, si pjesë e takimeve të realizuara në Washington D.C, të SHBA-ve, ka takuar edhe Lisa A.Johnson, zëvendës ndihmës sekretare e byrosë ndërkombëtare të narkotikëve dhe çështjeve të zbatimit të ligjit (INL) pranë departamentit të shtetit.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se Mehmeti diskutoi tema që shërbejnë në interes të ndërsjellët si dhe çështje që ndikojnë në zhvillimin profesional të organizatës policore.
“Takimi u zhvillua në një frymë mjaft pozitive dhe u vlerësua i një rëndësie të veçantë, duke u karakterizuar avancimi dhe rritja e bashkëpunimit të ndërsjellët në fusha të ndryshme, e në veçanti në mbështetjen, përkrahjen dhe forcimin e shkëmbimit të informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave më të mira në luftimin e kriminalitetit në përgjithësi e në veçanti të luftës së përbashkët ndaj narkotikëve”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, do të vazhdojë synimin e saj në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare me agjenci të ndryshme e në veçanti me INL-në, ndaj të cilës është falënderuese për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme./arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë