Në konferencën e mbajtur për media nga Aleanca Kosova e Re, foli edhe kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Gëzim Mehmeti.
Mehmeti ka kritikuar të gjithë ata që po publikojnë sondazhe, me arsyetimin se këto janë vetëm që të kenë ndikim të votuesit e Prishtinës dhe se janë të manipuluara e të porositura, shkruan arbresh.info
“Sondazhet e porositura kanë vetëm një qëllim, ka të bëjë që të ketë ndikim për qëllime të ulëta dhe të porositura nga ndonjë subjekt politik dhe të kenë ndikim të votuesit e Prishtinës që ta ndërrojnë mendimin e tyre”, tha Mehmeti.
Ai ka cekur disa nga faktorët çka e bëjnë një sondazh kredibil dhe të besueshëm.
“Për të qenë një sondazh kredibil duhet të miret parasysh përqindja e popullatës, përqindja e gjinisë, grup moshave, profesionistëve sipas shpërndarjes gjeografike dhe këtë nuk janë duke e bërë”, potencoi Mehmeti.
Për fund ai pati një mesazh për qytetarët e Prishtinës, duke i thënë atyre se të votojnë në mënyrë demokratike, ashtu siç i kanë bindjet politike dhe preferencat.
“Ne kemi një kërkesë për qytetarët e Prishtinës, votoni sipas bindjeve të juaja, sipas preferencave të juaja, mos leni që të kenë ndikime të qëllimshme, le të fitojë demokracia, le të fitojë Prishtina dhe le të fitojë aspekti i të drejtë së votës”, tha për fund kandidati i AKR-së për komunë e Prishtinës, Gëzim Mehmeti.
Fjalimi i plotë:
Sondazhet e porositura kanë vetëm një qëllim, ka të bëjë që të ketë ndikim për qëllime të ulëta dhe të porositura nga ndonjë subjekt politik dhe të kenë ndikim të votuesit e Prishtinës që ta ndërrojnë mendimin e tyre. Qytetarët e Prishtinës gjithmonë kanë dëshmuar sa i përket demokracisë dhe me vite edhe në të kaluarën se janë të palëkundur, se janë shumë stoik, sa i përket ndikimeve dhe janë mësuar me këto rrethana. Për të qenë një sondazh kredibil duhet të mirret parasysh përqindja e popullatës, përqindja e gjinisë, grup moshave, profesionistëve sipas shpërndarjes gjeografike dhe këtë nuk janë duke e bërë.
Përqindja duhet të jetë e njëjtë sipas numrit të votuesve, sipas qendrave votuese as këtë nuk janë duke e bërë, domethënë prezantojnë manipulime, pretendojnë të manipulojnë sepse qytetarët e Prishtinës nuk do te jenë të manipuluar, përë këtë jam i bindur.
Nuk do të mund të bëhet një sondazh, p.sh të shkolla e Dardanisë dhe të nxirret e të vlejë për krejt Prishtinën, kjo pra është e pamundur, pasatj kjo është çështja e grup moshave, duhet te merren parasysh, duhet të merret parasysh 4edhe përqindja e popullatës, Prishtina është e njoftur që kemi dikund një popullatë shume të re, ndërsa në sondazhe marrin pjesë vetëm një pjesë e moshës së vjetër, dmth ka këtu manipulime për të arritur një efekt negativ, i cili në realitet, tentimi i tyre është që të ndërhyjnë në demokracinë e shenjtë, në demokracinë që qytearët e Prishtinës me vite e kultivojnë. Ne duhet të jemi shume serioz, në këtë rast se çka nxjerrin mediat, ne televizone e rrjete sociale, ne kemi pas rast të njejtë edhe ne vitin 2017, nënkryetari i komunës, dora ime e djathtë z. Selim Pacolli, në atë kohë sondazhet e patën nxjerrë dikun më pak se një (1) për qind e doli e kundërta, atëherë ishe 0.7, pastaj 1.1 dhe në fund ne dolëm partia e tretë me 11.3 përqind. Tash do të jetë e njëjta, ne kemi sondazhe, ne kemi matje, por për hirë të rrespektit që e kemi në ligjin e Kosovës, për hir të respektit që e kemi për demokracinë nuk do ti publikojmë sot, sepse nuk dëshirojmë të jemi pjesë e manipulimeve, nuk dëshirojmë të jemi pjeseë e ndikimit tek qytetarët e Prishtinës.
Ne kemi një kërkesë për qytetarët e Prishtinës, votoni sipas bindjeve të juaja, sipas preferencave të juaja, mos leni që të kenë ndikime të qëllimshme, le të fitojë demokracia, le të fitojë Prishtina dhe le të fitojë aspketi i të drejtë së votës.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024