Kandidati i AKR-së për komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka thënë se rruga Muharrem Fejza afër Rrugës B në Prishtinë do të asfaltohet të mërkurën e kësaj jave.
Mehmeti, që është edhe drejtor për investime kapitale në komunën e Prishtinës, ka thënë se vonesat kanë ndodhur për arsye të ndryshme. Ai e pranon se gjendja atje është në e keqe, ndërkohë që thotë se ka edhe suksese.
“Rruga Muharrem Fejza është edhe storie suksesi. Në dhjetor do të banorët e asaj zone do të jenë të pajisur me nxemje qendrore. Kjo edhe si arsye e gjetjeve të lidhjeve ilegale me lidhjet në rrjetin e QKUK-së. Pastaj na kishte ardhur edhe kërkesa nga Termokosi. Vetë jam në terren cdo ditë. Jam transparent”, thotë ai.
“Nëse nuk ka kohë me shi. Të mërkurën fillon asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”, thotë ai në emisionin Pressing në T7.
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka