Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Para deputetëve ai ka folur për strategjinë e Policisë si dhe aplikimin për herë të parë në formë online për policë të rinj.
Ai më pas tha se kanë përgatitur strategji për aksionet dhe një varg strategji të tjera.
“Për herë të parë është bërë moduli online për konkurse online për polic. Është hartuar plani 5 vjeçar i procesit të rekrutimit të policëve të ri”.
Po ashtu ai ka folur edhe për strategjitë e tjera në aksionet e tyre.
“Strategjia shtetërore e krimit të organizuar. Rastet në fushën kundër narkotikëve. Strategjia shtetërore kundër terrorizmit. Strategjia shtetërore kundër trafikimit ne qenie njerëzore”.Sfidat dhe pengesat”.
Sipas tij, sfida më e madh këtë vit ka qenë pandemia dhe numri i policëve të infektuar me Covid-19. ka qenë sfida me pandeminë.
“Gjatë kësaj kohe kemi pas numër të policisë të infektuar dhe izoluar, prandaj në këtë aspekt kemi pas sfida”.
Problem madhor ai e ka konsideruar moshën e shtyrë të pjesëtarëve të Policisë.
Kryetari i Komisionit Bekë Berisha ka pyetur për moszbulimin e shumë vrasjeve nga Policia.
“Janë bërë vite që në Kosovë ka vrasje shumë enigmatike. Ju përgëzoj për vrasjen që është zbuluar në Gllogjan, sepse u frikësuam që të do të jetë ‘hetimet vazhdojnë’. Për hetimet vazhdojnë, qysh jemi mësuar, tani po ua shohim sherrin, sepse disa po bëhen politike. Tani këto vrasje politike, enigmatike po prodhojnë deputetë, duke u thirrë në emër të tyre. Për këtë dua me pyet, hetuesitë nëpër regjione, nëpër stacione, a ndërrohen ndonjëherë e që ka shumë vrasje enigmatike, a është përgjegjës ndokush, a duhet ato edhe një herë të kthehen në pah dhe me të trajtohen prapë. Çka është duke ndodhur në këtë aspekt? Shqetësimi më i madh është, krejt qytetarët e dinë çka ka ndodhur, veç ju s’i dini”.
“Në Istog është vrarë Nexhat Muslijaj në shkollë, është prerë në fyt njeri, një ditë pas zgjedhjeve. Edhe kanë devijuar hetimet, ku nuk dihet asgjë. Një raste tjetër Muhamet Metaj, është zhdukur, edhe nuk dihet gjë për fatin e tij. Edhe janë devijuar hetimet, a ka mundësi që të devijohen hetimet prej Policisë së Kosovës, për t’i dhënë kahe kot për të mos u zbuluar kurrë”, theksoi Berisha.
Përderisa Mehmeti tha se në këtë vetëm një vrasje nuk është zbuluar, prej 18 rasteve.
“Sa i përket vrasjeve, ne jemi angazhuar që të gjitha vrasjet të cilat kanë ndodhur në këtë periudhë kohore, është vetëm një vrasje prej 18 vrasjeve sa kanë ndodhur në këtë periudhë kohore, pra, është vetëm një që nuk është zbuluar, ndërsa sa i përket ndryshimeve të ekipeve ne aktualisht jemi duke e ndërtuar një sistem dhe jemi duke kërkuar përgjegjësi prej hetuesve, jo vetëm për vrasje, por për të gjitha rastet që hetuesit i kanë në dispozicion të tyre, jemi duke kërkuar përgjegjësi për nivelin e zbulueshmërisë”./EO/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...