Google ADS

Mehmeti: Përdorimi i dinarit ka qenë antikushtetues dhe ilegal

23:31 | 18 Janar 2024
E.G

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka dekalruar se që nga paslufta ka qenë sfidë për Kosovën qarkullimi i valutës serbe, dinarit në disa komuna të Kosovës me shumicë serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, Mehmeti tha se  në bazë të Kushtetutës, Kosova përdor vetëm një valutë, shkruan Arbresh.info.

“Që nga paslufta sfidë për Kosovën ka qenë qarkullimi i valutës serbe, dinarit në disa komuna të Kosovës me shumicë serbe. Përdorimi i dinarit ka qenë antikushtetues dhe ilegal dhe është përdorur nga serbët lokal në mënyra të ndryshme.”, ka shkruar ai.

“Në vitin 1999, Marka gjermane (DEM) u bë monedha e lejuar për përdorim në Kosovë. Rregullorja 1999/04 dhe Udhëzimi Administrativ pasues 1999/02, të dyja të nxjerra në vitin 1999, e miratuan markën gjermane si mjet pagese për llogaritë dhe pagesat zyrtare.”, shtoi Mehmeti.

“Konvertimi nga marka gjermane në Euro u formalizua përmes Direktivës se lëshuar nga UNMIK-u me numër 2001/24. Në bazë të nenit 11 të Kushtetutës së Kosovës Kosova përdor vetëm një valutë, ndërsa sipas nenit 17 të ligjit të BQK-së, kjo e fundit ka të drejtë të këmbejë monedha dhe kartëmonedha të Euros.”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, ish-guvernatori i BQK-së tha se gajtë mandatit të tij ka pasur raste për veprime të tilla ilegale por së bashku me Policinë kemi ndërmarrë veprime bazuar në ligj./Arbresh.info/

Të ngjashme