Latif Mehmeti, kryetar i shoqatës për Persona të Zhdukur “Përkorë”, në Podujevë ka reaguar ndaj deklaratës së Zoran Stankoviq, patolog nga Serbia i cili ka thënë se është i gatshëm që të dëshmojë kundër ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj.
Haradinaj është duke u mbajtur në Francë pasi që më 4 janar është arrestuar nga policia franceze sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Mehmeti në një deklaratë ka thënë se Zoran Stankoviq duhet ta thotë të vërtetën edhe në lidhje me viktimat dhe kufomat e mijëra shqiptarëve civili.
“Para se gjykata franceze në Colmar të jep fjalën përfundimtare, u paraqit si dëshmitar vullnetar mjeku serb, gjenerali Zoran Stankoviq, i cili ndër të tjera tha: ‘Është detyra jonë të themi atë që kemi mësuar dhe gjetur gjatë autopsisë’, duke iu referuar autopsisë së trupave të serbëve të vrarë gjatë luftës. Gjenerali- apo mjeku Stankoviq me datën 22.02.2002 në Radio Beograd deklaron se ‘Gjatë luftës së viti 1999 në Kosovë, nga shtabi suprem i Ushtrisë Jugosllave kamë qenë i angazhuar për pastrimin e ternit dhe mbledhjen e kufomave në Kosovë’. Duke pasur parasysh se mjeku serb paska qenë i angazhuar në mbledhjen e kufomave në Kosovë, ai do të duhej ta thotë krejt të vërtetën edhe sa i përket viktimave dhe kufomave të mijëra civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe”, thuhet në komunikatën e Mehmetit.
Sipas Mehmetit Stankoviq duhet të tregojë për varrezën Batajnica 1 ku janë gjetur të varrosur shumë fëmijë e gra shqiptarë.
Kryetari i shoqatës për persona të zhdukur, tregoi se kryetari i komisionit të Serbisë për të zhdukurit kishte deklaruar se mjeku Stankoviq nuk ka qenë fare i angazhuar në luftën në Kosovë.
Mehmeti e ka cilësuar Stankoviqin si personin më përgjegjës për çështjen e të zhdukurve.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha