Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje, pas arrestimit të 50 zyrtarëve policorë gjatë aksionit “Pika” në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit.
“Më të sigurt jemi sot, se që kemi qenë dje, sepse dje kanë qenë 50 zyrtarë policor që janë dyshuar për korrupsion ose për mitmarrje. Fakti që policia edhe institucionet e shtetit e kanë fuqinë dhe mundësinë dhe vullnetin për të luftuar korrupsionin. Duhet të ndihemi më mirë sot, se dje”, tha Mehmeti.
Ndër të tjerash, në një konferencë të jashtëzakonshme të prokurorisë, Mehmeti tha se hetimi ka filluar para një viti.
“Nuk është ndjenjë e mirë kur korruptohet polici. Ky hetim ka filluar para një viti. Janë arrestuar zyrtarë që janë të korruptuar”.
Mehmeti poashtu theksoi se puna në pikat kufitare po vazhdon dhe çdo gjë po shkon ashtu siç duhet pas zëvendësimit me zyrtarë të tjerë policorë.
“Siguria është në nivelin maksimal, janë zëvendësuar zyrtarët policorë dhe çdo gjë po shkon ashtu siç duhet të shkojë. Të arrestuar janë zëvendësuar me zyrtarë të tjerë policorë”./arbresh.info/
lexo edhe:
Kryeprokurori Lumezi jep detaje për aksionin “Pika” – Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...