Asamblisti i AKR-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka thënë se LDK ka refuzuar që të bëjë marrëveshje të shkruar me AKR-në.
“Ne jemi të hapur që gjërat të specifikohen e jo të mbesin në ajër. Nëse nuk ka marrëveshje të shkruar nuk do të jemi pjesë e koalicionit”, deklaroi Mehmeti në RTV Dukagjini.
Mehmeti thotë se AKR nuk ka vendosur kushte, por ka qenë e gatshme për kompromise.
“Strukturat me përvoja shumëvjeçare në LDK e dinë shumë mirë se nuk ka marrëveshje pa shkrim. Nuk është serioze të na ftojnë në koalicion pa marrëveshje të shkruar”, tha ai.
“Ne kemi kërkuar të ndajmë pushtetin në proporcion me numrin e asamblistëve që i kemi. Kohë kemi pasur një muaj”.
Mehmeti thotë se nuk është në rregull që edhe ndërmarrjet publike të jenë pjesë e marrëveshjes së koalicioneve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...