Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti u prit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti e njoftoi Presidenten Osmani lidhur me zhvillimet në sistemin financiar dhe progresin e arritur në këtë fushë. Vëmendje e veçantë iu kushtua masave të ndërmarra në mbështetje të ekonomisë së vendit gjatë periudhës së pandemisë, masa këto të cilat u treguan efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe makroekonomik.
Njëherësh, Guvernatori Mehmeti e njoftoi Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e kërkesave dhe rekomandimeve që dalin nga raportet e institucioneve ndërkombëtare me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar të vendit.
Në takim u theksua rëndësia e stabilitetit financiar për zhvillimin dhe stabilitetin e ekonomisë së vendit, duke vlerësuar lart masat mbështetëse gjatë periudhës së krizës pandemike.
Gjithashtu u potencua rëndësia e ofrimit të shërbimeve cilësore me kushte të favorshme për qytetarët nga ana e sistemit financiar dhe njiherit u ofrua përkrahje për institucionet e pavarura, që të veprojnë në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...