Banka Qendrore e Kosovës sot ka shënuar 20-vjetorin e themelimit të saj.
Në ceremoninë Guvernator i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka treguar për punën e BQK-së në këto 20 vite, shkruan arbresh.info.
“BQK si institucion i ri filloi të angazhohet për ndërtimin e infrastrukturës financiare të domosdoshme për të krijuar kushte për fillimin e funksionimit të sistemit financiar në Kosovë. BQK tregoi kujdes të lartë dhe mësoj nga vështirësitë e bankave në rajon dhe zgjodhi modelin që u tregua i suksesshëm për një sektor financiar efikas dhe të qëndrueshëm”, ka thënë ai.
Mehmeti ka falënderuar punëtorët e bashkëpunëtorët e BQK-së.
“Sot pas 20 viteve jemi krenar me të gjitha arritjet e Institucioneve tona dhe në radhë të parë do të doja të falënderoja punëtorët e BQK-së, e këto arritje nuk do të ishin nëse do të mungonte ndihma e pakursyer e miqve tanë ndërkombëtarë që kanë dhënë e po japin kontribuar shumë të rëndësishëm në zhvillimin e BQK-së”, ka thënë Mehmeti.
Ai po ashtu ka shtuar se “ne jemi të vetëdijshëm se na presin edhe shumë sfidave në të ardhmen, sfida këto me të cilat ballafaqohen edhe bankat e vendeve të rajonit./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...