Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në ministrinë e Pecit

13:12 | 25 Nëntor 2024
L G

Një skemë tjetër skandali e ndërtuar mbi një skandal tjetër në Ministrinë e Bujqësisë dyshohet të ketë ngjarë, të cilën e ka publikuar gazetari Lirim Mehmtaj.

Kjo pasi që këshilltari i Faton Pecit, Naim Huruglica, me të marrë 100 mijë euro grant – thotë Mehmetaj – ia ka dalë që përmes dhënies së tokës së tij me qira te një aplikues, ta bëjë këtë të fundit përfitues granti, ndonëse paraprakisht ishte refuzuar.

Postimi i tij:

Çfarë skandali – nga e fundit në listë përfundon me 100 mijë euro të fituara grant, pasi arrin kontratë me këshilltarin e Faton Pecit, Naim Huruglicën

Naim Huruglica, këshilltari i Faton Pecit, nuk është se fitoi vetëm një grant 100 mijë euro.

Ai është i përfshirë edhe në një dallavere tjetër brenda ministrisë, ku përmes tokës së tij të marrë në shfrytëzim një aplikuese arrin të fitojë 100 mijë euro të tjera, pasi fillimisht ishte e fundit në listë.

Çka ka ndodhë?

Aplikuesja me numër identifikues të fermës “1093966” në listën preliminare del krejt e fundit dhe “aplikacioni i refuzohet për mos kalim të kritereve të pranueshmërisë”.

Por, e njëjta, kur del lista finale, vetëm pak kohë më pas, përfundon në top tre përfituesit e grantit, duke fituar 99 mijë e 500 euro.

Po, s’përfundon këtu.

Ajo, grantin e fiton, pasi që paraprakisht kishte nënshkruar kontratë me Naim Huruglicën, për ta marrë tokën e tij me qira ( (tokë me të cilën aplikon për grant).

Huruglica fillimisht e jep tokën me qira për klienten e më pas ajo edhe e fiton grantin.

Siç tregon kontrata, bëhet fjalë për ngritjen e një vreshte të rrushit dhe pajisje për prodhim të energjisë së ripërtrishme.

Kriminelë të tillë, plaçkitje të tilla Kosova kurrë s’ka pa.

P.S:

Në foto: Lista preliminare ku kishe përfunduar e fundit alikuesja, lista finale ku del në top 3, kontrata e saj me Naim Huruglicën dhe kontrata për dhënie të grantit.

Të ngjashme